Për herë të parë në tre vitet e fundit inflacioni në Francë është nën dy për qind
- Për herë të parë në tre vitet e fundit inflacioni në Francë në gusht ishte nën dy për qind, njoftoi sot Instituti Kombëtar për Statistikat dhe Studimet Ekonomike.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:43, 30 gusht, 2024

Paris, 30 gusht 2024 (MIA) - Për herë të parë në tre vitet e fundit inflacioni në Francë në gusht ishte nën dy për qind, njoftoi sot Instituti Kombëtar për Statistikat dhe Studimet Ekonomike.
Indeksi francez i çmimeve të konsumit në gusht u rrit me 1,9 për qind në nivel vjetor, që solli treguesin nën inflacionin simbolik dy për qind, për herë të parë që nga gushti i vitit 2021.
Pasi në korrik arriti në 2., për qind për vitin, inflacioni u ul në gusht për shkak të "një ngadalësimi shumë të qartë të çmimeve të energjisë", theksoi instituti i statistikave.
Çmimi i energjisë u rrit me vetëm 0,5 për qind në nivel vjetor krahasuar me rritjen prej rreth shtatë për qind vitin e kaluar, kujtojnë statisticienët kombëtarë.
Çmimet e ushqimit gjithashtu u rritën për 0,5 për qind në nivel vjetor në gusht, me të njëjtin ritëm si në korrik.
Në këtë mënyrë indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) nga 1,9 për qind ka rënë nën objektivin e inflacionit prej dy, drejt të cilit përpiqet Banka Qendrore Evropiane (BQE), pasi Gjermania gjithashtu arriti atë nivel për herë të parë që nga marsi i vitit 2021. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s