Për gjashtë muaj turistët në Shqipëri shpenzuan 2,1 miliardë euro, qytetarët shqiptarë jashtë vendit 1,3 miliardë euro
- – Banka Qendrore e Shqipërisë njoftoi se në gjysmën e parë të këtij viti, vendin e kanë vizituar mbi 4,7 milionë turistë, të cilët shpenzuan 2,1 miliardë euro, që është për 1,9 miliardë euro ose 7,7 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
- Post By Fitore Curri
- 12:18, 16 shtator, 2025
Tiranë, 16 shtator 2025 (MIA) – Banka Qendrore e Shqipërisë njoftoi se në gjysmën e parë të këtij viti, vendin e kanë vizituar mbi 4,7 milionë turistë, të cilët shpenzuan 2,1 miliardë euro, që është për 1,9 miliardë euro ose 7,7 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Çdo turist mesatarisht ka shpenzuar nga 440 euro përkundër 428 euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që nënkupton 12 euro më shumë. Domosdoshmërisht ngrihet dilema nëse turistët kanë paguar një diferencë të çmimeve të rritura apo shpenzuan pak më shumë në Shqipëri”, bën të ditur Top çenëll.
Nga ana tjetër, pas nuk mbeten as shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit. Për udhëtime apo edhe punë, 1,3 miliardë euro nxorën nga llogaritë e tyre 3,98 milionë shqiptarë në gjashtë muaj. Thënë ndryshe, një shqiptar shpenzoi jashtë vendit 326 euro.
“Saldoja turistike mbetet pozitive. Diferenca midis shpenzimeve të turistëve të huaj në vend dhe atyre të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit ka arritur në 800 milionë euro, që është niveli më i lartë ndonjëherë. Ky bilanc pritet të përmirësohet më tej, duke marrë parasysh praninë e madhe të turistëve në korrik dhe gusht, kur sezoni është në kulmin e tij”, njofton televizioni.
Shqipëria po vizitohet më së shumti nga turistët nga Evropa, por pas nuk mbeten as ata turistë nga Amerika, Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme. Ndërsa shqiptarët vijojnë më së shumti udhëtimet në Evropë, por edhe më gjerë. fc/
Foto: Printskrin Top çenell