Për gjashtë muajë nga shtetësia shqiptarë kanë hequr dorë 103 persona
- Në gjysmën e parë të vitit, nga shtetësia shqiptare hoqën dorë 103 persona, ndërsa në të njejtën periudhë të vitit të kaluar hoqën dorë 315 persona.
- Post By Qefsere Abduli
- 21:15, 2 shtator, 2025
Tiranë, 2 shtator 2025 (MIA) - Në gjysmën e parë të vitit, nga shtetësia shqiptare hoqën dorë 103 persona, ndërsa në të njejtën periudhë të vitit të kaluar hoqën dorë 315 persona.
"Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve që dorëzojnë pasaportën shqiptare kërkojnë ta zëvendësojnë atë me marrjen e shtetësive të tjera si italiane, gjermane apo franceze, ku ligjet e tyre nuk lejojnë mbajtjen e shtetësisë së dyfishtë", njofton "juronjuz.al" (euronews.al).
Sipas statistikave, vitin e kaluar kalendarik, nga shtetësia shqiptare kanë hequr dorë 900 persona, që përbën numrin më të lartë të regjistruar ndonjëherë në një vit, ndërkaq, nga viti 2004 deri në vitin 2024, kanë hequr dorë rreth 522,000 qytetarë shqiptarë.
Ndërkohë, gjatë periudhës janar - qershor, kërkesë për të marrë pasaportë shqiptare kanë paraqitur 400 persona, që përbën një rritje të vogël në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Bëhet fjalë kryesisht nga shqiptarë të lindur jashtë, veçanërisht nga fëmijët e emigrantëve, të cilët dëshirojnë të fitojnë shtetësinë e prindërve të tyre ose të kenë dy pasaporta. Ndër ta ka edhe shqiptarë nga vendet fqinje, ku lejohet shtetësia e dyfishtë. qa/