• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për dy ditë thirrje për kompanitë vendase që do të ishin furnizues dhe do të investonin në ZZHTI

Për dy ditë thirrje për kompanitë vendase që do të ishin furnizues dhe do të investonin në ZZHTI

Shkup, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Për dy ditë do të publikohet thirrja që do të mundësojë për një numër të përzgjedhur të kompanive vendase të përgatisin projekte dhe plane për investime në zonat e lira, deklaroi sot drejtori i Drejtorisë për Zonat zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) Jovan Despotovski. 

Thirrja, siç njofton Despotovski i referohet kompanive të mesme dhe të mëdha, ndërsa qëllimi është të jenë pjesë e zinxhirit të furnizimit por edhe të mund të investojnë.

"Në bashkëpunim me Korporatat financiare ndërkombëtare (KFN) për dy ditë nga sot do të shpallim thirrje publike ku një numër i përzgjedhur i kompanive vendase, të mesme dhe të mëdha, do t'u ofrojmë mundësinë të përgatisin projekte dhe plane investuese me të cilat do të arrinin në rang zonash dhe do të realizonin projektet e tyre investuese këtu. Jo vetëm që nuk heqim dorë nga ky qëllim, por po i intensifikojmë përpjekjet tona dhe do t'ia dalim", theksoi Despotovski në konferencën për mediat para Vitit të Ri ku paraqiti rezultatet e punës së bërë në 12 muajt e fundit. qa/

Foto: MIA dhe arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR