• e diel, 22 dhjetor 2024

Për dy dekada rreth 554 mijë qytetarë shqiptarë morën shtetësinë në vendet e BE-së

Për dy dekada rreth 554 mijë qytetarë shqiptarë morën shtetësinë në vendet e BE-së

Tiranë, 3 mars 2023 (MIA) - Në periudhë prej dy dekadave, 2002-2021 rreth 554 mijë qytetarë shqiptarë morën shtetësinë e ndonjërit prej vendeve të Bashkimit Evropian, ku jetojnë dhe punojnë pas largimit nga Shqipëria, lajmëroi ora nus, duke iu referuar agjencisë evropiane për statistika "Eurostat".

Numri më i madh i shtetësive janë dhënë në vitin 2016 apo rreth 67,5 mijë.

Në vitin 2021 janë ndarë 32.000 shtetësi për qytetarët shqiptarë, me çka vendosen në vendin e tretë, pas shtetasve të Marokos dhe Sirisë. Krahasuar me vitin 2020, numri është ulur për 20 për qind.

"Shikuar veçanërisht sipas vendeve, itlaia dhe Greqia, dy destinacionet tradicionale të emigrantëve shqiptarë, posaçërisht në dy dekadat e para pas viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, kryesojnë për nga numri i pasaportave që u kanë dhënë shtetasve shqiptarë, Italia ka ndarë gjithsej 274 mijë shtetësi, e cila në pesë vitet e fundit mesatarisht ndan 22-27 mijë shtetësi në vit për shtetasit shqiptarë", thekson televizioni.

Shtetësi greke kanë marrë 237 mijë qytetarë shqiptarë.

"Në vitet e fundit Greqia dukshëm e ka ulur numrin e qytetarëve shqiptarë të cilëve u ka dhënë shtetësi krahasuar me më parë. Në vitin 2021 ka dhënë vetëm 7,7 mijë nga 29 mijë në vitin 2017. E treta është Britania e Madhe, me rreth 12 mijë, por të dhënat përkëtë vend janë paraqitur deri në vitin 2019. Shtetësi të Gjermanisë kanë marrë 8.000, të Belgjikës 7.999 dhe Francës rreth 5.000", thekson Ora njus. ab/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR