• e martë, 24 dhjetor 2024

Për disa orë më shumë se një mijë migrantë arritën në Itali

Për disa orë më shumë se një mijë migrantë arritën në Itali
Romë, 24 korrik 2022 (MIA) – Më shumë se një mijë migrantë sot për disa orë arritën në Itali, ndërsa qindra të tjerë, të shpëtuar nga anijet humanitare, presin që t’u përcaktohet se në cilin port do të pranohen, kumtuan organizatat joqeveritare dhe autoritetet italiane. Më shumë se 600 njerëz arritën në Sicili, pasi dje janë shpëtuar nga një anije tregtare dhe roja bregdetare në afërsi të Kalabrisë. Në anijen me të cilën janë transportuar migrantët, janë gjetur pesë trupa të pajetë. Në ishullin Llampeduza, rreth 522 persona nga Afganistani, Pakistani, Sudani, Etiopia dhe Somalia kanë arritur me 15 varka nga Tunizia dhe Libia. Në qendrën për pranim në Llampeduza, me kapacitet prej 250 deri 300 njerëz, në këtë moment janë vendosur 1.200 migrantë. Organizata “Sivoç” (SeaWatch) sot kumtoi se dje ka kryer katër operacione të shpëtimit. Në anijen “Sivoç3” ka 428 migrantë, mes të cilëve edhe gra edhe fëmijë, një grua shtatzënë në muajin e nëntë dhe një pacient me të djegura të rënda. Anija e organizatës joqeveritare “SOS Mediteran” (SOS Mediterranee), “Oushën Viking” (Ocean Viking), në ujërat ndërkombëtare në afërsi të Libisë, shpëtoi 87 persona, prej të cilëve 57 minorenë pa shoqërim, të cilët kanë udhëtuar me varkë gome. Sipas Ministrisë italiane të Punëve të Brendshme, nga 1 janari deri më 22 korrik, në Itali përmes detit kanë arritur 34.000 persona. Ruta e migrantëve në pjesën qendrore të Detit Mesdhe është më e rrezikshmja në botë. Organizata Ndërkombëtare për Migrim, vlerëson se nga fillimi i vitit në atë rutë jetën e kanë humbur ose janë zhdukur 990 njerëz. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR