• e diel, 22 dhjetor 2024

Për 18 muaj do të përfundojë ndërtimi i spitalit të ri në Kërçovë, paralajmëroi ministri Filipçe

Për 18 muaj do të përfundojë ndërtimi i spitalit të ri në Kërçovë, paralajmëroi ministri Filipçe

Kërçovë, 18 dhjetor 2021 (MIA) - Ndërtesa e re e Spitalit të përgjithshëm në Kërçovë, që filloi të ndërtohet para 32 viteve ende nuk ka përfunduar plotësisht dhe siç paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ky objekt në 18 muajt e ardhshëm  tërësisht do të përfundojë dhe do të vihet në dispozicion për  banorët e komunës së Kërçovës, Makedonski Brod dhe Plasnicës.

"Filluan punët  në rindërtimin e Spitalit të përgjithshëm në Kërçovë. Tani më  kemi një situatë tërësisht të përfunduar dhe unë besoj se me punë intensive me të cilën filloi faza e dytë, për të paktën 18 muaj tërësisht do të përfundojë objekti i ri dhe kjo do të vlejë përforcim  i gjithë sistemit shëndetësor në Kërçovë dhe rajonin në të cilin gravitojnë mbi 60.000 banorë nga tre komunat Kërçovë,  Makedonski Brod dhe Plasnicë", paralajmëroi ministri Filipçe.

Ky objekt filloi të ndërtohet në vitin 1989. Në disa kthime filluan punët ndërtimore për rindërtimin e ri,  por asnjëherë deri tani nuk përfunduan tërësisht. Punët e fundit në këtë objekt u realizuan  në periudhën ndërmjet vitit 2014-2015, dhe pas ndërprerjes tani pritet të finalizohen  punët ndërtimore në këtë objekt të shumëpritur për qytetarët e Kërçovës. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR