• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për 167 për qind është rritur vala e emigrantëve në Greqi në dy muajt e parë të vitit, krahasuar me vitin e kaluar

Për 167 për qind është rritur vala e emigrantëve në Greqi në dy muajt e parë të vitit, krahasuar me vitin e kaluar

Athinë, 28 mars 2023 (MIA) - Valët e emigrantëve në Greqi në dy muajt e parë të këtij viti janë rritur për 167 për qind, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, përderisa muajin e kaluar, arritjet për 49 për qind janë pakësuar në krahasim me janarin, në pajtim me të dhënat zyrtare nga Ministria për emigracion dhe azil e Greqisë.

Sipas raportit mujor, në janar dhe shkurt të këtij viti kanë arritur 2.505 refugjatë dhe emigrantë, përkundër 939 në periudhën e njejtë në vitin 2022.

Numri i përgjithshëm i refugjatëve dhe emigrantëve në vend në shkurt paraqet 13.798 nga 29.071 muajin e njejtë të vitit të kaluar dhe 14.766 në janar të vitit 2023.

Në raport me refugjatët nga Ukraina, janë parashtruar 23.661 kërkesa elektronike për mbrojtje të përkohshme dhe janë dhënë 22.279 leje.

Në pajtim me të dhënat zyrtare nga Ministria kompetente, në Greqi, legalisht qëndrojnë 748.709 shtetas të huaj, prej të cilëve 30 për qind janë qytetarë të BE-së, 62 për qind janë nga vende të treta me leje të vlefshme për qëndrim, ndërsa tetë për qind janë persona të cilët kanë të drejtë të mbrojtjes ndërkombëtare. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR