• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Për 1,5 vjet në Ukrainë do të prodhohet droni turk "Bajraktar"

Për 1,5 vjet në Ukrainë do të prodhohet droni turk

Kiev, 30 shtator 2023 (MIA) - Droni turk "Bajraktar" do të prodhohet në Ukrainë në kuadër të projektit, ku do të investohen rreth 100 milionë dollarë, njoftuan mediumet ukrainase.

Kompania investitor "Bajkar" do ta përfundojë ndërtimin e fabrikës së parë në Ukrainë për rreth 1,5 vjet, deklaroi drejtori i Kompanisë, Haluk Bajraktar në Forumin për industri mbrojtëse në Kiev.

"Ndërtimi tashmë ka filluar. Do të nevojiten rreth 1,5 vite që të përfundojë. planifikojmë të punësojmë të paktën 300 njerëz këtu. Bashkëpunimi vazhdon", deklaroi ai.

Tani kompania zbaton tre projekte në Ukrainë: krahas ndërtimit të fabrikës për drone, investuan në krijimin e qendrës për servis dhe zyres qendrore", tha Haluk Bajrajtar.

Sipas shefit të kompanisë "Bajkar", ndërtimi i fabrikës për drone luftarake "Bajraktar" është një nga investimet kryesore. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR