• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ostin: Uashingtoni është në pozitë të mirë që t'i mbrojë interesat e tij në Lindjen e Afërt

Ostin: Uashingtoni është në pozitë të mirë që t'i mbrojë interesat e tij në Lindjen e Afërt

Uashington, 2 tetor 2024 (MIA) – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin, disa orë pas sulmit iranian me raketa ndaj Izraelit ka biseduar me homologun e tij izraelit Joav Galant dhe gjatë kësaj deklaroi se Uashingtoni është “në pozitë të mirë” që t’i mbrojë interesat e tij në Lindjen e Afërt.

“Sekretari konfirmoi se SHBA-ja mbetet e pozicionuar mirë që ta mbrojë personelin amerikan, aleatët dhe partnerët nga kërcënimet nga Irani dhe organizatat terroriste të mbështetura nga Irani”, bëhet e ditur në kumtesën e Pentagonit, pas bisedës telefonike mes Ostinit dhe Galantit. 

Pas bisedës Ostini në rrjetin X shkroi se SHBA-ja dhe Izraeli premtuan se do të mbeten në kontakt të afërt. 

Paraprakisht dje Irani gjuajti 180 raketa balistike drejt Izraelit si hakmarrje për fushatën ushtarake izraelite në Liban, në të cilën humbën jetën qindra dhe ishin zhvendosur më shumë se një milion persona.

Irani më vonë njoftoi se sulmi i tij me raketa ndaj Izraelit ka përfunduar, duke e përjashtuar mundësinë për provokime të mëtutjeshme.

Në Izrael deri më tani janë regjistruar raste të personave të plagosur nga raketat, ndërsa Uashingtoni sulmin iranian e vlerësoi “të pasuksesshëm”. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR