• e premte, 04 tetor 2024

Ostin: Tanket amerikane Abrams së shpejti do të hyjnë në Ukrainë

Ostin: Tanket amerikane Abrams së shpejti do të hyjnë në Ukrainë

Berlin, 19 shtator 2023 (MIA) - Ukraina së shpejti do të marrë tanke M1 Abrams nga SHBA-ja, tha sot në Gjermani ministri amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin.

Uashingtoni në fillim të vitit i premtoi tanke Kievit, si pjesë e ndihmës së sigurisë prej më shumë se 43 miliardë dollarë, që SHBA i premtoi pasi Rusia e sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022.

"Më vjen mirë të publikoj se tanket M1 Abrams për të cilat paraprakisht u obligua SHBA-ja së shpejti do të hyjnë në Ukrainë", tha Ostin në hapjen e takimit të Grupit për kontakt për mbrojtje të Ukrainës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR