• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ostin: SHBA-ja nuk ka vendosur një afat për përfundimin e fazës intensive të ofensivës në Gazë

Ostin: SHBA-ja nuk ka vendosur një afat për përfundimin e fazës intensive të ofensivës në Gazë

Tel Aviv, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloj Ostin, sonte deklaroi se SHBA-ja nuk i ka caktuar afat Izraelit për të ndalur fazën aktuale intensive të ofensivës në Gazë.

Në konferencë për shtyp në Tel Aviv, Ostin tha se në bisedimet me kolegët e tij izraelitë kanë diskutuar për qëllimet dhe objektivat e luftës izraelite dhe si të reduktohen viktimat civile.

Ostin dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin për numrin e madh të viktimave civile, por ai tha se SHBA nuk ka bërë kërkesa të drejtpërdrejta.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant deklaroi se vendi nuk do të hezitojë të veprojë kundër organizatës ekstremiste libaneze Hezbollah nëse nuk vendoset paqja në kufirin e ndjeshëm me Libanin.

Që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Gazë më 7 tetor, Hezbollahu pro-iranian ka nisur një seri sulmesh me raketa në veri, duke shkaktuar sulme izraelite. Dhjetëra mijëra izraelitë u detyruan të evakuohen nga vendbanimet kufitare.

Në konferencën për shtyp me Ostin, Gallant tha se Izraeli pret që Hezbollahu të respektojë armëpushimin e vitit 2006 që përcakton se organizata ekstremiste libaneze të qëndrojë larg kufirit.

“Nëse një proces i tillë nuk zbatohet diplomatikisht, ne nuk do të hezitojmë të veprojmë”, tha Gallant. ls/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR