• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ostin: SHBA po bën gjtihçka për të forcuar marrëdhëniet me Turqinë

Ostin: SHBA po bën gjtihçka për të forcuar marrëdhëniet me Turqinë

Uashington, 16 mars 2023 (MIA) - SHBA synon të ruajë "marrëdhëniet e tyre të forta afatgjatë" me Turqinë, tha Sekretari amerikan i mbrojtjes Lojd Ostin, raportoi Anadolia.

"Ne synojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbajtur atë kështu," u tha Ostin gazetarëve kur u pyet në lidhje me kërkesën e Ankarasë për të blerë avionë luftarakë F-16 dhe komplete modernizimi për flotën ajrore ekzistuese të Turqisë.

Ostin nuk pranoi të komentonte mbi çdo shitje të mundshme armësh përpara se Kongresi të njoftohej zyrtarisht, por theksoi se "Turqia mbetet një partner shumë i vlefshëm dhe ne do të sigurohemi që të bëjmë gjithçka që mundemi për të vazhduar të forcojmë marrëdhëniet tona".

Në tetor të vitit 2021, Turqia kërkoi blerjen e 40 avionëve luftarakë F-16, si dhe 80-të komplete për mbindërtimin e gjuetarëve të saj ekzistues.

Administrata e Xho Bajdenit  jozyrtarisht njoftoi Kongresin për miratimin e shitjes në janar, por të dërguarit kyçë kërcënuan se do ta prishnin marrëveshjen sepse e lidhën blerjen me miratimin e Ankarasë për ofertat e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

I pyetur për shitjen e mundshme, zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin tha se lidhja e çështjes me shitjen ishte "krejtësisht e palogjikshme, e papranueshme dhe kundërproduktive".

"Ajo dërgon një mesazh të gabuar dhe nuk i ndihmon procesit", shtoi ai të hënën në forumin e biznesit në Uashington. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR