• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ostin: SHBA nuk është në luftë me Rusinë

Ostin: SHBA nuk është në luftë me Rusinë

Uashington, 26 maj 2023 (MIA) - SHBA nuk është në luftë me Rusinë, tha mbrëmë ministri amerikan i Mbrojtjes Lojd Ostin në brifing në përgjigje të brengës se automjetet ushtarake amerikane gjoja  janë përdorur nga militantët të cilët sulmuan rajonin kufitar të Rusisë të hënën, që do të ishte një arsye që Moska të tërhiqte SHBA-në drejtpërdrejt në luftë.

"Ne nuk jemi në luftë me Rusinë. Kjo është luftë e Ukrainës. Qëllimi ynë është të sigurohemi se bëjmë gjithçka që të mund të sigurohemi se Ukraina është e suksesshme", tha Ostin.

SHBA prej më herët kërkon nga Ukraina të mos përdorë armë amerikane në territorin rus, deklaroi kryeshefi i Shtatmadhorisë së bashkuar të forcave ushtarale Mark Mili, i cili mori pjesë në brifing dhe e përsëriti qëndrimin e Ostin se SHBA dhe NATO nga njëra anë dhe Rusia nga ana tjetër, nuk janë në luftë.

"Mund të them se u kërkuam ukrainasve që të mos përdorin pajisje të furnizuara nga SHBA për sulme direkte në Rusi. Kjo është një luftë e Ukrainës, jo një luftë ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë. Nuk është një luftë mes NATO-s dhe Rusisë", tha Milli gjatë konferencës për shtyp. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR