• e diel, 22 dhjetor 2024

Ostin: SHBA është shumë e shqetësuar për dhunën e emigrantëve hebrenj në Bregun Perëndimor

Ostin:  SHBA është shumë e shqetësuar për dhunën e emigrantëve hebrenj në Bregun Perëndimor

Uashington, 9 mars 2023 (MIA) - SHBA-ja është "veçanërisht e shqetësuar" për dhunën e fundit nga emigrantët hebrenj në Bregun Perëndimor, tha sot sekretari amerikan i mbrojtjes Llojd Ostin në një konferencë shtypi me homologun izraelit Joav Galant pranë Tel Avivit.

"Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për dhunën e emigrantëve kundër palestinezëve" dhe "në të ardhmen do të kundërshtojmë veprimet që mund të vënë në pikëpyetje një zgjidhje me dy shtete (të konfliktit izraelito-palestinez), një izraelit dhe një palestinez të ardhshëm, që jetojnë në paqe, krah për krah", tha Ostin.

Konflikti izraelito-palestinez u intensifikua pasi në fund të dhjetorit  në pushtet në Izrael erdhi qeveria e krahut të djathtë e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanjahu.

Në përleshjet nga fillimi i vitit humbën jetën 75 palestinezë dhe 13 izraelitë.

Pas një sulmi të 26 shkurtit që vrau dy gra të reja izraelite që jetonin në një lagje hebrenje në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, dhjetëra emigrantë hebrenj sulmuan qytetin palestinez Huvara, duke djegur ndërtesa dhe makina.

"Unë jam këtu si një mik që kujdeset thellësisht për sigurinë e shtetit të Izraelit, por Shtetet e Bashkuara mbeten fort kundër çdo hapi që mund të shkaktojë pasiguri të mëtejshme, duke përfshirë inkurajimin e kolonizimit dhe deklaratat nxitëse", shtoi Ostin.

"Dhe siç kemi bërë gjithmonë, ne i bëjmë thirrje udhëheqjes palestineze të shtypë terrorizmin (...) dhe të dënojë nxitjen e dhunës, tha Ostin, duke vënë në dukje se ai ishte "shumë i qartë për të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur kundër terrorizmit". sa/

foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR