• e hënë, 08 korrik 2024

Ostin: Rënia e Bahmutit nuk do të thotë se rusët e kanë ndryshuar rrjedhën e luftës

Ostin: Rënia e Bahmutit nuk do të thotë se rusët e kanë ndryshuar rrjedhën e luftës

Uashington, 6 mars 2023 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Llojd Ostin deklaroi sot se qyteti ukrainas lindor Bahmut ka më shumë rëndësi simbolike se sa operative dhe nuk do të thotë se Moska e ka kthyer nismën në fushëbetejë.

"Mendoj se ai (Bahmuti) ka më shumë vlerë simbolike se sa strategjike dhe vlerë operative", deklaroi Ostin gjatë vizitës së tij në Jordani, duke shtuar se nuk do të parashikojë nëse dhe kur Bahmuti do të merret nga forcat ruse. 

"Rënia e Bahmutit nuk duhet të nënkuptojë se rusët e kanë ndryshuar rrjedhën e luftës", shtoi ministri amerikan. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR