• e premte, 08 nëntor 2024

Ostin: Përdorimi i armëve amerikane për kryerjen e sulmeve me rreze të gjatë veprimi në Rusi nuk do ta ndryshojë situatën në Ukrainë

Ostin: Përdorimi i armëve amerikane për kryerjen e sulmeve me rreze të gjatë veprimi në Rusi nuk do ta ndryshojë situatën në Ukrainë

Ramshtajn, 6 shtator 2024 (MIA) - Përdorimi i armëve amerikane të furnizuara në Kiev për të kryer sulme me rreze të gjatë në Rusi nuk do të ndryshojë ndjeshëm situatën në Ukrainë, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin.

Në këtë mënyrë, siç raportohet nga agjencitë e huaja, ai kundërshtoi në mënyrë delikate dëshirën e Kievit për të hequr kufizimet në përdorimin e këtyre armëve.

Pas një takimi në një bazë ajrore amerikane në qytetin Ramshtajn të Gjermanisë perëndimore për ndihmën për Ukrainën, Ostin tha se Rusia i kishte zhvendosur përsëri bombat e saj të planifikimit jashtë rrezes së raketave ATAKMS.

Ai shtoi se Ukraina ka aftësi të konsiderueshme për të goditur objektiva përtej rrezes së raketave të lundrimit "Storm Shadou" të Britanisë. 

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, sot në Gjermani u bëri thirrje udhëheqësve ushtarakë të vendeve perëndimore që të lejojnë Ukrainën të gjuajë objektiva thellë në territorin rus. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR