• e martë, 30 korrik 2024

Ostin: Konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut nuk është i pashmangshëm

Ostin: Konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut nuk është i pashmangshëm

 Jerusalem, 30 korrik 2024 (MIA) - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin sot deklaroi se nuk beson se një luftë e gjithanshme nuk është e pashmangshme midis Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit dhe se Uashingtoni dëshiron që gjërat të zgjidhen në rrugë diplomatike.

 Ostin i komentoi kërcënimet e Izraelit për hakmarrje në konferencën e përbashkët në Manila me sekretarin amerikan të shtetit Entoni Blinken dhe kolegëve të tij filipinez Gilbert Teodoro dhe Enrike Manal, njoftojnë mediat izraelite. 

 Izraeli ka kërcënuar me hakmarrje për sulmin me raketa vdekjeprurëse të Hezbollahut në Lartësitë e Golanit të pushtuar, në të cilën të shtunën humbën jetën 12 fëmijë.

 Hezbollahu ka mohuar përfshirjen në sulmin në Golan. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 



QËNDRONI TË LIDHUR