Ostin i rekomandoi administratës së Trampit të rrisë buxhetin për mbrojtje për 50 miliardë dollarë në vitin 2026
- Post By Sara Ademi
- 10:02, 13 janar, 2025
Uashington, 13 janar 2025 (MIA) - Ministri amerikan i Mbrojtjes në shkuarje, Lojd Ostin, rekomandoi rritje të buxhetit për mbrojtjen për rreth 50 miliardë dollarë më shumë se projeksionet e tanishme për vitin 2026, një lëvizje që mund të rrisë shpenzimet për mbrojtjen më shumë se biliona dollarë në periudhën e ardhshme, publikoi sot Blumberg.
Në letrën e 27 nëntorit te Zyra për menaxhment dhe buxhet, në të cilën mbikëqyrje kishte Blumberg, sekretari Ostin i rekomandoi administratës së presidentit të sapozgjedhur Donald Tramp një buxhet mbrojtës pesë vjeçar që parashikon 926,5 miliardë dollarë në vitin fiskal 2026, në krahasim me sistemimin e parashikuar prej 876,8 miliardë dollarë.
Në letër, gjithashtu, propozohen shpenzimet për mbrojtjen nga 972,8 miliardë dollarë amerikan në vitin fiskal 2027 dhe më shumë se një bilion dollarë amerikan në vitin fiskal 2028, me rritje plotësuese prej mbi një bilion dollarë në vitin fiskal 2029 dhe 2030.
Në propozim buxhetin për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare për vitin 2025, që ishte publikuar marsin e kaluar, administrata e presidentit Bajden bëri thirrje që këto shpenzime të rriten për vetëm një për qind në krahasim me vitin paraprak.
Në bazë të marrëveshjes buxhetore dy vjeçare, që ishte arritur në mes të vitit 2025, rritja e buxhetit ishte kufizuar për një për qind.
Trampi javën e kaluar tha se anëtarët e NATO-s duhet t'i rrisin buxhetet për mbrojtjen në pesë për qind të PBB-së, që është më shumë se qëllimi i tanishëm prej dy për qind. sa/
foto: Arkivi i MIA-s