• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ostin: Ende nuk ka vendim për aeroplanët për Ukrainën

Ostin: Ende nuk ka vendim për aeroplanët për Ukrainën

Bruksel, 14 shkurt 2023 (MIA) - Çështja e dërgimit të mundshëm të aeroplanëve luftarakë në Ukrainë ende është e hapur pas mbledhjes së pesëdhjetë vendeve për koordinimin e dërgimit të armëve në atë shtet. 

"Nuk kam asnjë lajm për aeroplanët sot," deklaroi sekretari amerikan për Mbrojtje, Llojd Ostin, i cili kryesoi mbledhjen e grupit të kontaktit të mbrojtjes për Ukrainën në selinë e NATO-s në Bruksel, përpara takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s.

Ostin theksoi se SHBA-ja nuk do ta pengojë Poloninë ose cilindo vend tjetër sepse ato janë vendime të cilat i marrin autoritetet nacionale.

Holanda e kupton "shumë seriozisht" kërkesën e Ukrainës për F-16, tha ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Olongren gjatë mbërritjes në takim.

"Ukraina është shumë e vetëdijshme se kjo është diçka që kërkon kohë", shtoi ajo.

Aeroplanët luftarakë, tha ajo, nuk janë të krahasueshëm me tanket luftarake që do t'i dorëzohen Ukrainës në muajt e ardhshëm.

Sllovakia njoftoi javën e kaluar se do ta shqyrtojë mundësinë për dërgimin e MiG-29 të saj në Ukrainë.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius e theksoi rëndësinë e trajnimit dhe municionit për ushtrinë ukrainase në kushte të një debati mbi furnizimin e mundshëm të aeroplanëve luftarakë në Kiev.

"Vetëm Gjermania deri më tani ka siguruar trajnime speciale për 1.200 ushtarë ukrainas", tha Pistorius në Bruksel. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR