• e diel, 06 tetor 2024

Ostin: Do ta lëvizim çdo gurë për ta zbuluar burimin për rrjedhjen e të dhënave

Ostin: Do ta lëvizim çdo gurë për ta zbuluar burimin për rrjedhjen e të dhënave

Uashington, 12 prill 2023 (MIA)  - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin, paralajmëroi se SHBA-ja do të vazhdojë ta hetojë rrjedhjen e dokumenteve kofidenciale derisa nuk përcaktohet burimi i tyre.

Rojtersi britanik potencoi se i ka parë mbi 50 dokumente të shënuara si "kofidenciale" dhe "tejet kofidenciale", që për herë të parë dolën në rrjetet sociale në mars dhe të cilat gjoja zbulojnë detaje për aftësitë ushtarake të disa aleatëve dhe kundërshtarëve të SHBA-së por se agjencia nuk ka mundur në mënyrë të pavarur ta verifikojë autenticitetin e tyre. 

"Do të vazhdojmë të hetojmë dhe do ta lëvizim çdo gurë derisa nuk e përcaktojmë burimin dhe shkallën e të gjithë kësaj", tha Ostin mbrëmë në konferencën për shtyp të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ostin është funksionari i parë i lartë amerikan i cili e komentoi rrjedhjen e të dhënave dhe më pas tha se Pentagoni është njoftuar me dokumentet e publikuara më 28 shkurt dhe 1 mars, por nuk është i sigurt nëse ka pasur dokumente të tjera paraprakisht të publikuara në internet.

"Këto janë gjëra që do t'i mësojmë gjatë hetimit", shtoi sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Drejtori i Agjencisë Qendrore Inteligjencës Amerikane (CIA) Uilliam Barns deklaroi se Qeveria amerikane në mënyrë shumë serioze e kupton rrjedhjen e dokumenteve dhe se "Pentagoni dhe Ministria e Drejtësisë kanë ngritur hetime intensive për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur".

"Duhet të nxjerrim leksione prej kësaj dhe mënyrat me të cilat mund t'i ashpërsojmë procedurat", tha Barns.

Dokumentet e publikuara, midis tjerash, përfshijnë vlerësime të detajuara me aftësinë dhe dobësitë e forcave ukrainase dhe ruse në fushëbetejë, ndërsa hetuesit përpiqen ta përcaktojnë se cili personalitet ose grup mbase ka aftësi dhe motivim për t'i zbuluar raportet e zbulimit.

Rrjedhja mund të jetë publikimi më i dëmshëm i informacioneve të besueshme të qeverisë amerikane nga viti 2013, kur u publikuan mijëra dokumente në ueb faqen Uikiliks, potencojnë mediat britanike.

QËNDRONI TË LIDHUR