• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ostin: Besoj se forcat ukrainase mund ta marrin Hersonin

Ostin: Besoj se forcat ukrainase mund ta marrin Hersonin
Uashington, 3 nëntor 2022 (MIA) – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin, sot ka shprehur besim se forcat ukrainase mund të marrin Herson nga forcat ruse. "Kur bëhet fjalë për atë nëse ukrainasit mund ta marrin territorin e mbetur në anën perëndimore të lumit Dnjepar dhe në Herson, sigurisht besoj se ata kanë aftësi për ta bërë këtë," tha Ostini në një konferencë për shtyp me homologun e tij koreanojugor. Qyteti Herson ndodhet në bregun perëndimor të lumit Dnjepar. Rajoni i Hersonit është një nga katër rajonet e Ukrainës ku popullsia në referendum në fund të shtatorit votoi për t'iu bashkuar Rusisë. ar/      

QËNDRONI TË LIDHUR