• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Osmani u prit nga presidenti i Letonisë: Diskutime përmbajtjesore dhe vullnet i përbashkët për bashkëpunim të thelluar

Osmani u prit nga presidenti i Letonisë: Diskutime përmbajtjesore dhe vullnet i përbashkët për bashkëpunim të thelluar

Prishtinë, 15 korrik 2025 (MIA)-  Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takim nga presidenti i Republikës së Letonisë, Edgars Rinkeviçs.

“Diskutime përmbajtjesore dhe vullnet i përbashkët për bashkëpunim të thelluar. Në takim me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkeviçs e falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme ndaj Kosovës në çdo fazë të shtetndërtimit dhe për zërin e fuqishëm në mbështetje të rrugës sonë euroatlantike. Ekonomia, siguria e fusha të tjera të interesit të ndërsjellë janë natyrshëm kapituj të rinj të bashkëpunimit mes dy shteteve tona që mbrojnë vlera të përbashkëta”, ka shkruar Osmani.

QËNDRONI TË LIDHUR