• e shtunë, 23 nëntor 2024

Osmani: Togeri i Millosheviqit, Vuçiq dëshiron të shkatërrojë gjithçka që është arritur në rajon

Osmani: Togeri i Millosheviqit, Vuçiq dëshiron të shkatërrojë gjithçka që është arritur në rajon

Prishtinë, 1 tetor 2023 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po tenton ta shkatërrojë gjithë atë, që së bashku me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian është arritur në rajon pas luftërave në ish Jugosllavi, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në faqen e saj në platformën "X" (Tuiteri i mëparshëm), Osmani porositi se togeri i ish liderit serb, Sllobodan Millosheviq, (siç e ka quajtur Vuçiqin), nuk do të arrijë qëllimin e tij.

"Mbi dy dekada pasi Millosheviqi shkatërroi Kroacinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën, togeri i tij Vuçiq tani po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian: paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme. Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë!”, ka shkruar Osmani. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR