• e premte, 05 dhjetor 2025

Osmani takoi ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge

Osmani takoi ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge

Prishtinë, 23 shtator 2025 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge në Nju Jork.

“Në Nju Jork pata kënaqësinë të takohem me ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge. Gjatë takimit, ritheksova mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën veriatlantike”, ka thënë Osmani.

 

QËNDRONI TË LIDHUR