• e diel, 22 dhjetor 2024

Osmani: Si do të jenë ndryshimet kushtetuese është theksuar saktë në Protokollin dypalësh të nënshkruar me Bullgarinë

Osmani: Si do të jenë ndryshimet kushtetuese është theksuar saktë në Protokollin dypalësh të nënshkruar me Bullgarinë

Shkup, 14 prill 2023 (MIA) - Ndryshimet kushtetuese janë saktë të precizuara në Protokollin e nënshkruar me Bullgarinë, si do të duken dhe ku do të jetë pozicioni i bullgarëve në Kushtetutë. Këshu që edhe për Komisionin që është formuar në Ministrinë e Drejtësisë, do të jetë shuml e lehtë puna, sepse vetëm duhet ta marrin Protokollin, aty thuhet saktësisht se ku përmenden bashkësitë e tjera etnike, pas presjes para të tjerave, duhet të regjistrohen edhe komunitete që do të shtohen - kroatët, bullgarët, ashtu si të tjerët, nuk mund të ketë dallim nga mënyra se si regjistrohen të tjerët.

Kështu deklaroi sot shefi i diplomacisë Bujar Osmani në një konferencë të përbashkët për shtyp me kolegun spanjoll Hoze Manuel Albarez Bueno në Shkup, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari lidhur me disa deklarata që vijnë nga Bullgaria, të cilat interpretohen se bullgarët duhet të regjistrohen si bullgarë maqedonas në Kushtetutë dhe nëse ai opsion është i pranueshëm duke pasur parasysh se një etni e tillë nuk ekziston.

"Këtu dua të përcjell faktin se ka pasur spekulime se Milkovi në NATO ka kërkuar që unë të jem pjesë e komisionit. Dua ta sqaroj edhe këtë sepse nuk kam pasur mundësi. Ajo që më tha Milkovi në ceremoninë e ngritjes së flamurit finlandez ishte se gjoja kanë dëgjuar spekulime dhe se ne i kemi paraqitur disa vendeve formulime për ndryshimet kushtetuese sepse duan që edhe ata të informohen, që të mos ketë keqkuptime. Ky ishte komenti i tij, të cilit iu përgjigja se së pari, nuk është e vërtetë që ne i jemi paraqitur dikujt sepse komisioni nuk është mbledhur ende. Së dyti, se nuk mund të ketë keqkuptime, sepse në Protokollin thuhet saktësisht se si do të duken ndryshimet kushtetuese dhe në cilat pjesë të Kushtetutës dhe së treti, se do të ketë një debat publik për këtë, kështu që të gjithë do të jenë të informuar njëlloj", ka thënë Osmani.

Lidhur me pyetjen rreth deklaratës së shefit të diplomacisë bullgare, Nikollaj Milkov, se nuk ka progres në lidhje me Protokollin dhe tekstet shkollore dhe nëse Bullgaria gjen moment të ri problematizimi, Osmani tha se nuk duhet bërë vlerësime politike për shkallën e realizimit të marrëveshjes përmes mediave, sepse, thotë ai, edhe për këtë ekziston një mekanizëm i paraparë, i cili bën një vlerësim objektiv të realizimit.

"Këto janë komisionet ndërqeveritare që mblidhen dhe vlerësojnë kur të vijë koha. Sepse nëse hyjmë në një vlerësim të tillë politik të mediave, mendoj se do të humbasim synimin dhe qëllimin për nënshkrimin e kornizës dhe institucionalizimin e marrëdhënieve me Bullgarinë", saktësoi Osmani.

Ai tha se pikërisht për shkak të fushatës zgjedhore në Bullgari nuk ka dalë në media, sepse, ka theksoi, nuk dëshiron ta fusë vendin në premtimet e tyre elektorale dhe në luftën elektorale, sepse pas kësaj, politikanët bëhen viktima të pikëpamjeve të tyre.

"Nuk kam ndërmend të debatoj me dikë në mikrofon për këto çështje të rëndësishme për vendin. Nëse ka ndonjë koment, ne jemi këtu të ulemi dhe të flasim. Është e rëndësishme të kesh besim të mirë në këtë qasje. Nëse përpiqemi në këtë mënyrë të gjejmë ndonjë element negativ për të krijuar retorikë negative, kjo nuk do të na çojë askund. Ne kemi një axhendë pozitive, kemi një synim pozitiv për përmirësimin e marrëdhënieve me Bullgarinë, qëndrimet tona janë të qarta, jemi të gatshëm të komunikojmë në çdo formë, por nuk kemi ndërmend të debatojmë përmes publikut për këto çështje të rëndësishme për ne", theksoi Osmani. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR