• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani: Serbia bëhet sikur angazhohet për paqe, përderisa akoma fle në varreza masive të civilëve të pafajshëm

Osmani: Serbia bëhet sikur angazhohet për paqe, përderisa akoma fle në varreza masive të civilëve të pafajshëm

Prishtinë, 30 gusht 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit të personave të zhdukur me dhunë, deklaroi se edhe këtë vit "Serbia akoma fle në varreza masive të civilëve të pafajshëm", përderisa fshihet "prapa propagandës" se angazhohet për paqe dhe për integrim të BE-së, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Osmani në faqen e saj në Fejsbuk shkroi se "mbi 1.600 të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, prej të cilëve shumë fëmijë, ende mbeten plaga më e thellë e Kosovës.

Sipas presidentes kosovare, "qëllimi i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte dëbimi dhe shkatërrimi i identitetit dhe ardhmërisë" së shqiptarëve të Kosovës.

"Duke e mohuar të vërtetën, Serbia po e përsëritë vazhdimisht krimin. Duke mbajtur arkivat e mbyllura, pavarësisht dakordimit të Brukselit që e kërkon të kundërtën, Serbia po shkel edhe marrëveshjet e arritura. E vërteta nuk mund të fshihet prapa propagandës se kinse Serbia qenka pro paqes dhe pro integrimit në BE. E vërteta është një dhe e vetme: në vitin 2024, Serbia ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm", shkroi Osmani. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR