• e shtunë, 23 nëntor 2024

Osmani planifikon takim me iniciatorët e klubeve bullgare

Osmani planifikon takim me iniciatorët e klubeve bullgare
Shkup, 26 nëntor 2022 (MIA) - Jam i hapur për komunikim të ulemi dhe të bisedojmë, interesi ynë është që komuniteti bullgar të jetë i etabluar, i integruar dhe në marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha komunitetet tjera në shtet, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për portalin bullgar "Nova". "Unë mendoj se duhet të bisedohet me komunitetin bullgar, unë planifikoj të kem një dialog të tillë edhe me iniciatorët e klubeve për të parë se cili është qëllimi. Nëse qëllimi është që komuniteti bullgar të ketë organizatat dhe klubet e veta për të përfaqësuar veten, nëse ideja është të krijohet më mirë komuniteti bullgar, ose të integrohet komuniteti bullgar në sistem për të parandaluar politikat e mundshme diskriminuese ndaj komunitetit bullgar, le të shikoni se cilët janë mënyrat më të mira për ta bërë atë. Nuk mendoj se do të arrihet duke e zemëruar opinionin", tha Osmani. Ministri duke folur për dëmtimin e klubit kulturor “Car Borisi i Tretë” në Ohër, theksoi se MPJ-ja ishte një ndër të parat e cila reagoi dhe i dënoi ato ngjarje. "Ato ngjarje i konsideruam si provokime të cilat tentojnë t'i përkeqësojnë marrëdhëniet, të rrëmbejnë marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Pres që autoritetet e shtetit, MPB-ja t'i identifikojë që të shohim se kush qëndron prapa atyre provokimeve dhe cilët janë ata keqdashës që po përpiqen t'i përkeqësojnë marrëdhëniet tona", tha Osmani. Ministri thotë se si Qeveri kanë pasur rezerva për emrin e zgjedhur nga ai klub, sepse mendon se është një provokim për marrëdhëniet tona. "Kështu perceptohet roli i këtyre figurave historike në vendin tonë. Por pavarësisht emrit dhe pikëpamjeve, askush në këtë vend nuk duhet t'i nënshtrohet sulmeve, sidomos jo të dhunshme. Ne kemi zero tolerancë ndaj sulmeve veçanërisht ndaj komuniteteve më të vogla. Askush nuk e justifikon dhunën pavarësisht emrit, ka mënyra për të kapërcyer ato dallime, ndjenjën e provokimit që kanë qytetarët tanë në lidhje me ata emra. Ka një zgjidhje të re ligjore, mund të bisedojmë me iniciatorët e atyre klubeve për të parë se si mund t'i kthejmë idetë e tyre për hapjen e klubeve në ura të bashkëpunimit. Dhuna nuk mund të jetë përgjigje dhe kërkoj që shteti të reagojë më fuqishëm dhe mendoj se po e bën këtë”, tha Osmani. Ai i vlerësoi marrëdhëniet maqedono-bullgare në javët e fundit si “after shok” të tërmetit të madh në marrëdhëniet që kemi pasur në dy-tre vitet e fundit. "Nëse i shikojmë linjat esenciale të bashkëpunimit, trendet janë pozitive. Po, ka probleme dhe sfida, por jemi këtu për t'i tejkaluar",  konkludoi Osmani. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR