• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani: Një bord ndërkombëtar i përbërë nga SHBA, BE dhe NATO për verifikim të funksionarëve për korrupsion dhe ndikim rus

Osmani: Një bord ndërkombëtar i përbërë nga SHBA, BE dhe NATO për verifikim të funksionarëve për korrupsion dhe ndikim rus

Shkup, 13 mars 2024 (MIA) - Kandidati për president nga BDI-ja dhe shef aktual i diplomacisë, Bujar Osmani, si pjesë e platformës së tij do të kërkojë veting për bartësit e posteve politike, përmes një bordi ndërkombëtar që do të përbëhet nga përfaqësues të NATO-s, BE-së dhe SHBA-së.

"Një pjesë e platformës sime si president do të përfshijë vetingun për të gjithë bartësit e funksioneve publike. Cfare do të thotë kjo? Një bord ndërkombëtar që do të certifikojë mbajtësit e funksioneve publike në dy drejtime. E para – në siguri, a kanë lidhje me interesat ruse dhe së dyti – me korrupsionin dhe krimin e organizuar", ka thënë Osmani në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Ai shtoi se do të kërkojë që NATO të jetë në atë bord, siç tha ai, për çështjen e sigurisë, por edhe BE-në dhe SHBA-në.

“Ky bord do të duhet të certifikojë çdo bartës të funksioni, duke filluar nga ne”, tha Osmani. mb/
 
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR