• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani: Nëse Lavrovi vjen në Shkup, nuk do të jetë vizitë dypalëshe, por në vendin nikoqir të OSBE-së

Osmani: Nëse Lavrovi vjen në Shkup, nuk do të jetë vizitë dypalëshe, por në vendin nikoqir të OSBE-së

Shkup, 25 nëntor 2023 (MIA) - Kur do të konfirmohet ardhja e Sergej Lavrovit në Shkup, kjo nuk thotë se ai vjen për vizitë dypalëshe në Maqedoninë e Veriut, por në vendin nikoqir të OSBE-së. Kështu sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u përgjigj në pyetjen e gazetarëve lidhur me qëndrimin e ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska rreth ardhjes së shefit të diplomacisë ruse në Shkup, në Këshillin e ardhshëm të ministrave të OSBE-së.

Siç sqaroi Osmani, "në kapacitetin nacional kemi qëndrim të njejtë me ministren, por unë kam pozicion tjetër, jam kryesues i OSBE-së dhe për këtë kam qëndrim ndryshe".

Sipas Osmanit, ende bisedohet rreth fluturimit për ardhjen eventuale të delegacionit rus", ndërsa opsionet janë Bullgaria dhe Greqia.

Lidhur me pozicionin e Kievit, ai tha se pret që çdokush të ngrihet mbi pozicionin nacional dhe ta mbrojë organizatën.

"Sigurisht do të flisni me ministren. Në kapacitetin nacional, kuptohet edhe unë do të isha kundër si ministër i Punëve të Jashtme. Por, këtu ministri rus i Punëve të Jashtme nuk vjen për vizitë dypalëshe. Nuk po vjen në Maqedoninë e Veriut, por në vend nikoqir të OSBE-së në një organizatë, në të cilën ata janë anëtarë - vendet pjesëmarrëse, nëse vjen, sërish. Dhe për këtë, në kapacitetin nacional kemi qëndrim të njejtë me ministren. Unë kam një pozicion tjetër, unë jam kryesues i OSBE-së dhe për këtë kam qëndrim ndryshe", përmendi Osmani.

Me Vendimin e djeshëm qeveritar, përkujtoi i është dhënë autorizim MPJ-së që ta marrë vendimin politik.

"Ministria e Mbrojtjes e jep numrin e referencës për fluturimet. Ky është një vendim teknik që ata për çështje procedurale dhe të sigurisë i japin numrat e thirrjeve për të gjithë aeroplanët qeveritarë. Domthënë, sa herë që kërkohet të vijë një aeropkan qeveritar apo një aeroplan diplomatik në vend, ne kërkojmë nga Mbrojtja një numër referencë dhe më pas japim leje si MPJ, sepse kontrolli civil, gjegjësisht MANAV nuk i jep këto leje, ata i japin për aeroplanët civilë. Për ata diplomatikë, jepen nga Ministria e Punëve të Jashtme në bazë të një numri referencë të siguruar nga Mbrojtja. Prandaj në Vendimin e Qeverisë thuhet se vendimin do ta marrë Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Mbrojtjes, pra nëse gjykojmë në MPJ se duhet të vijë, do t'i kërkojmë Mbrojtjes një numër reference që ata mund të na ofrojë. Kjo është çështja. Mendoj se kjo çështje dalëngadalë po zgjidhet, sepse nuk ka më kohë. Duhet të jepen edhe viza. Ambasada jonë në Moskë po punon vazhdimisht, pranon aplikime dhe ato duhet të përpunohen", shpjegoi ministri.

Lidhur me marrëveshjet për fluturim të delegacionit rus, ai nuk pret arsye që të kundërshtojnë vendet fqinje.

Komunikimi me Kievin, nënvizoi është i vazhdueshëm

"Momentalisht për ne është me rëndësi që të sigurojmë që OSBE-ja të jetë e shëndetshme në Këshillin e ministrave në Shkup dhe i bëjmë të gjitha kombinimet e mundshme t'i bindim se kjo është një kohë ndryshe. Flasim për organizatë, për të ardhmen e organizatës. Pres që secili të ngrihet mbi pozicionin kombëtar dhe ta mbrojë organizatën, e cila është e rëndësishme", ...., theksoi Osmani. mb/

Foto: EPA    

QËNDRONI TË LIDHUR