• e diel, 22 dhjetor 2024

Osmani në takime me liderët e grupeve prijëse politike në Parlamentin Evropian, Garsia Perez dhe Ueber

Osmani në takime me liderët e grupeve prijëse politike në Parlamentin Evropian, Garsia Perez dhe Ueber

Shkup, 26 prill 2023 (MIA) - Në kuadër të vizitës së punës në Bruksel, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar takime të ndara me kryetarët e dy grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Evropian, me Iraçe Garsia Perez, nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve dhe me Manfred Ueber nga Partia Popullore Evropiane.

Siç njoftoi MPJ-ja, Osmani e rikonfirmoi pozitën e shtetit si partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm i BE-së dhe NATO-s, duke u harmonizuar plotësisht me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, me mbështetje të plotë për Ukrainën.

Duke iu referuar rrjedhës së suksesshme të skriningut, Osmani theksoi se Qeveria po bën përpjekje maksimale për rrumbullakimin e ndryshimeve kushtetuese si angazhim i ynë, me qëllim që të hapet Klasteri i Parë Fundamente deri në fund të këtij viti dhe dinamizmi i procesit të aderimit, gjë për të cilin bashkëbiseduesit premtuan mbështetje të fortë ashtu si edhe deri më tani.

Osmani theksoi se në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE nevojiten përfitime afatshkurtra të dukshme dhe të prekshme përmes integrimit të përshpejtuar të shtetit, që do të mundësojë afrim më të madh në kuptimin politik, social dhe mbi të gjitha në atë ekonomik.

Në takime u bë fjalë edhe për dinamikën rajonale dhe kontributin e vendit tonë në stabilitetin rajonal dhe kulturën e dialogut me qëllim forcimin e sigurisë rajonale, thellimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal.

Agjenda e ministrit, Osmani përfshin edhe pjesëmarrjen në tryezën e rrumbullakët me raportuesit në hije dhe eurodeputetë të bashkuar në grupin joformal "Miqtë e Republikës së Maqedonisë së Veriut", ndër të cilët edhe me Irena Joveva, Andreas Shajder, Ilhan Kyçyk, Kristijan Sagarc, Marion Valsman, Tijs Rojten, Masimo Kastaldo dhe Vlad Botosh. mb/

Foto: MPJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR