• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani në takim joformal me përfaqësuesit e përhershëm të më shumë vendeve në OSBE

Osmani në takim joformal me përfaqësuesit e përhershëm të më shumë vendeve në OSBE

Shkup, 17 qershor 2022 (МИА)Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në margjinat e Forumit të Prespës për Dialog sot pati takim joformal me përfaqësues të përhershëm të më shumë vendeve pjesëmarrëse në OSBE të cilët morën pjesë edhe në Forum.

Siç informoi MPJ, në takimin, në të cilin mori pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Hellga Shmit, u diskutua për sfidat aktuale të sigurisë në rajonin e OSBE-së dhe rolin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontributin e tyre në agjendën e Organizatës dhe në tejkalimin e krizës aktuale. "Në takim u ndanë mendime për presidencën e ardhshme të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, me theks të veçantë në angazhimin tonë në kontekstin e dhënë kompleks gjeopolitik. Treshja kryesuese e OSBE-së, së bashku me Sekretaren e Përgjithshëm të Organizatës, miratuan një Deklaratë të përbashkët", kumtoi MPJ.

QËNDRONI TË LIDHUR