• e diel, 22 dhjetor 2024

Osmani në samitin paqësor për Ukrainën: Nga një shtet i ndërtuar nga zero, Kosova u bë model i demokracisë

Osmani në samitin paqësor për Ukrainën: Nga një shtet i ndërtuar nga zero, Kosova u bë model i demokracisë

Prishtinë, 15 qershor 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Samitin e Paqes për Ukrainën që po mbahet në Zvicër, deklaroi se Kosova mund të ndajë historinë e saj se si, nga një shtet i ndërtuar nga zero, u kthye në "një shembull për demokracinë dhe aleancash të fuqishme".

“Siç e dimë nga përvoja e jonë e hidhur në Kosovë, nuk mjafton që thjeshtë paqen ta shohim si koncept të izoluar, pasi ajo në masë të madhe varet edhe nga drejtësia, drejtësia për viktimat, për ata që kanë vuajtur më së shumti gjatë luftës. Si Kosovë, besoj se jemi në pozicion me të gjithë të tjerët që marrin pjesë në këtë Samit që të ndajmë storjen tonë, tregimin e Kosovës si një shtet që është ndërtuar nga zero, si një shtet që ka vuajtur e sakrifikuar shumë. Megjithatë, jemi shndërruar në një model të demokracisë dhe aleancave të fuqishme”, tha Osmani. 

Më tej, e para e shtetit tha se njësoj siç kanë qenë të domosdoshme aleancat që të shpëtohet Kosova nga regjimi gjenocidal, njësoj, sipas saj, është po aq e rëndësishme që tani kur po rrezikohet e gjithë arkitektura e sigurisë në Evropë nëpërmjet agresion rus, të qëndrojnë të gjitha vendet bashkë në njëjtat vlera e për t’i mbrojtur të njëjtat parime siç, sipas saj, janë mbrojtur në vitet e ’90-ta në Kosovë.

Presidentja përmendi edhe takimin që pati me presidenten e Zvicrës, Viola Amherd, me të cilën tha se diskutuan për mënyrat se si të rritet bashkëpunimi mes të dy vendeve. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR