• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani e uroi Ruten: Me padurim pres të bashkëpunojmë për avancimin e Kosovës në NATO

Osmani e uroi Ruten: Me padurim pres të bashkëpunojmë për avancimin e Kosovës në NATO

Prishtinë, 1 tetor 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e uroi Mark Ruten për marrjen e funksionit sekretar i përgjithshëm i NATO-s, duke porositur se me padurim pret të bashkëpunojë me të për avancimin e pozitave të Kosovës në Aleancë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Osmani në rrjetin social "X" shkroi se beson se, nën kryesimin e ish-kryeministrit hoaldnez, partneriteti dhe bashkëpunimi mes Kosovës dhe NATO-s "do të përforcohet akoma më shumë".

"Urime për Mark Ruten i cili zyrtarisht e mori funksionin si sekretar i ri i përjgithshëm i NATO-s! Jam e bindur se nën kryeismin e tij, partneriteti dhe bashkëpunimi ynë do të përforcohen akoma më shumë. Me padurim pres të bashkëpunoj për garantimin e paqes dhe sigurisë afatgjate në rajon dhe avancimin e rrugës së Kosovës drejt NATO-s. Falënderim i përzemërt për Jens Stoltenbergun, për shërbimin dhe lidershipin e tij, duke i dëshiruar gjitha të mirat në angazhimet e tij të ardhshme", thuhet në porosinë e Osmanit. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR