• e martë, 26 nëntor 2024

Osmani: Duhet angazhim nga shtetet e rajonit, por edhe nga BE-ja për të përshpejtuar integrimin evropian

Osmani: Duhet angazhim nga shtetet e rajonit, por edhe nga BE-ja për të përshpejtuar integrimin evropian

Shkup, 9 korrik 2023 (MIA) - Integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është proces i dyanshëm, i cili është në interes të vetë rajonit, por jo më pak të Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare të tij. Në mungesë të një pasqyre të qartë të përfitimeve të tilla, kemi përfunduar në krizë mosbesimi dhe është e nevojshme që sa më parë të identifikohen interesat e të dyja palëve”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në fjalimin e tij në panelin “Ballkani Perëndimor: Momentum i ri euroatlantik”, në suaza të Forumit të Dubrovnikut, njoftoi MPJ-ja.

Zgjidhja, theksoi Osmani, qëndron në përkushtimin e dyanshëm – të BE-së, se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor paraqet proces kredibil, por edhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk do të bëjnë shtypje për anëtarësim para se të janë gati për të.

Në atë proces, integrimi i përshpejtuar, i quajtur "Më shumë integrim, përpara anëtarësimit", që nënkupton integrimin gradual të vendeve kandidate, nëpërmjet qasjes në fondet e BE-së dhe përfitimeve nga procesi i integrimit përpara vetë anëtarësimit, i cili në fund bëhet formalitet.

Osmani, në vazhdim të fjalimit, iu referua ndryshimeve kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilat ai theksoi se paraqesin sfidë serioze.

"Por, shpresoj që ekzistenca e një qeverie politike në Bullgari, mbështetja ndërkombëtare për procesin dhe gatishmëria jonë për të diskutuar me Qeverinë e re bullgare, mund të jetë një pikë pa kthim në lidhje me procesin tonë të integrimit në BE”, përfundoi Osmani, shtohet në kumtesën e MPJ-së. mb/

Foto: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR