Osmani bisedoi me komandantin e KFOR-it: Hapja e urës është në interes të të gjithë qytetarëve
- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot bisedoi me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash për hapjen e urës së Ibrit, me ç'rast vlerësoi se së bashku me aleatët arrihet "sukses afatgjatë dhe i qëndrueshëm", si dhe hapja e urës është "në interes të të gjithë qytetarëve".
- Post By Sara Ademi
- 15:14, 19 gusht, 2024
Prishtinë, 19 gusht 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot bisedoi me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash për hapjen e urës së Ibrit, me ç'rast vlerësoi se së bashku me aleatët arrihet "sukses afatgjatë dhe i qëndrueshëm", si dhe hapja e urës është "në interes të të gjithë qytetarëve".
"Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë", shënoi Osmani në profilin e saj në Fejsbuk.
Edhe pse disa herë është paralajmëruar hapja e urës Ibër, as kryeministri i Kosovës Albin Kurti, as përfaqësuesit tjerë kosovar nuk përmendin datë të saktë se kur mund të ndodh kjo. sa/
foto: Fejsbuk