• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani: Autorët e sulmit ndaj KFOR-it edhe më tej shëtisin lirshëm nëpër Serbi nën mbrojtjen e Vuçiqit

Osmani: Autorët e sulmit ndaj KFOR-it edhe më tej shëtisin lirshëm nëpër Serbi nën mbrojtjen e Vuçiqit

Prishtinë, 30 maj 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e përvjetorit të sulmeve ndaj ushtarëve të NATO-s në veri të Kosovës me 29 maj vitin e kaluar, shkruan se autorët e atyre veprave kriminale janë ende duke ecur lirshëm nëpër Serbi", njofton korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Në publikimin e sotëm në platformën "X", Osmani theksoi se autorët e "grupeve të krimit të organizuar serb" vepronin nën urdhrat dhe janë nën mbrojtjen e “regjimit të (presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

“Mosndëshkimi duhet të marrë fund! Të gjithë ua detyrojmë ushtarëve të rinj që humbën gjymtyrët dhe jeta e të cilëve u ndryshua përgjithmonë, sepse ata vendosën jetën e tyre për paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar më tej.

Osmani ka shtuar se sulmuesit dhe ata që dhanë urdhra dihen qartë.

“Autorët, të cilët ende enden të lirë nëpër Serbi dhe mbrohen nga regjimi i Vuçiqit duhet të mbahen përgjegjës. Mosndëshkrimi vetëm i ka inkurajuar ata të përsërisin sulmet, siç tregohet qartë nga akti i agresionit të 24 shtatorit nga Serbia”, ka shkruar ajo në X.

Me protestat e dhunshme në Zveçan u kundërshtua vendosja e kryetarit të komunës, Ilir Peci, në godinën komunale. Përveç në Zveçan, protesta pati edhe në Leposaviq e Zubin-Potok.

 

QËNDRONI TË LIDHUR