• e hënë, 23 dhjetor 2024

OSBE/ODIHR: Fushata për zgjedhjet lokale në Shqipëri me tone të qeta, të drejtë vote kanë mbi 3,6 milionë qytetarë

OSBE/ODIHR: Fushata për zgjedhjet lokale në Shqipëri me tone të qeta, të drejtë vote kanë mbi 3,6 milionë qytetarë

Tiranë, 30 prill 2023 (MIA) - Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale në Shqipëri në raportin e tij për dy javët e para të fushatës zgjedhore vlerëson se ajo deri më tani ka qenë me "tone relativisht të qeta".

Misioni ka në fokus edhe numrin e kandidatëve, ku ndër të tjera thekson se gjithsej 40 parti dhe koalicione me 144 kandidatë për kryetar bashkie dhe rreth 23.700 kandidatë për këshilla bashkiakë konkurrojnë për 61 poste për kryetar bashkie dhe 1.603 poste për këshilla. Nga numri i përgjithshëm, dy janë kandidatë të pavarur për kryetar bashkie dhe dhjetë për këshillat bashkiakë.

"Nga 144 kandidatë për kryetar komune vetëm 15 janë gra. Dyzet kandidatë janë ende në shqyrtim nga Prokuroria Publike dhe pritet vendimi përfundimtar për pranimin e tyre. Në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 3.650.550 persona me të drejtë vote", qëndron midis tjerash në raport.

Rekomandohet përdorimi i vazhdueshëm i mjeteve të miratuara në buxhet për aktivitete partiake.

Ndryshe sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga buxheti, për aktivitetet e partive politike janë miratuar mbi 97 milionë lekë.

"U janë ndarë 14 partive politike. Më së shumti ka marrë Partia Socialiste 42,8 milionë, PD-ja 24,9 dhe Partia e Lirisë 15,5 milionë lekë. Fondi vlen vetëm 30 ditë (kohë e fushatës) dhe në qoftë se nuk përdoret do të duhet të kthehet në buxhetin e shtetit", qëndron në publikimin e ueb faqes së KQZ-së.

QËNDRONI TË LIDHUR