• e hënë, 23 dhjetor 2024

OSBE: Votimi në Hungari është shënuar me mungesë barazie

OSBE: Votimi në Hungari është shënuar me mungesë barazie
Budapest, 4 prill 2022 (MIA) – Një ekip i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE-së vlerëson se zgjedhjet në Hungari, në të cilat kryeministri aktual, Viktor Orban fitoi shumicë të madhe, mbetën "nën hije" nga fushata e pabalancuar. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dërgoi mision të plotë vëzhguesish në zgjedhjet e djeshme në Hungari, për herë të dytë në një vend anëtar të BE-së, për shkak të shqetësimit për përfaqësimin në votim. Në mision janë përfshirë 312 vëzhgues prej 45 vende. Ata konstatuan se edhe pse votimi është "administruar dhe drejtuar mirë dhe profesionalisht", është "lënë nën hije për shkak të mungesës së kushteve të barabarta". "Fushatat e gjera reklamuese të qeverisë dhe mbulimi i njëanshëm i medias publike dhe private kanë ofruar një platformë të kudondodhur zgjedhore për partinë në pushtet," potencon OSBE në raportin preliminar. Opozita pothuajse ka munguar në median shtetërore, e cila është bërë zëdhënëse e partisë Fides në pushtet gjatë 12 viteve të fundit. Mungesa e debatit midis rivalëve kryesorë ka kufizuar më tej "aftësinë e votuesve për të bërë zgjedhje të informuara", ndërsa përdorimi i mesazheve të qeverisë në favor të Fidesit "e mjegullon kufirin midis shtetit dhe partisë," thanë vëzhguesit.  

QËNDRONI TË LIDHUR