• e enjte, 27 qershor 2024

Ortek në Filipine ka bllokuar dy autobusa, janë lënduar 11 minatorë

Ortek në Filipine ka bllokuar dy autobusa, janë lënduar 11 minatorë

Manilë, 7 shkurt 2024 (MIA) - Një ortek është shkaktuar nga reshjet e mëdha në provincën filipinase jugore ka bllokuar dy autobusa, me ç'rast janë lënduar të paktën 11 persona, njoftoi sot agjencia për katasrofa.

Rreshqitja ka ndodhur mbrëmë para një miniere ari në qytetin Mako në provincën Davao de Oro ku autobusë i kanë marrë marrë punëtorët.

Të lënduarit, mes të cilëve edhe një në gjendje kritike, janë dërguar në spital, publikoi sot agjencia për katastrofa në qytetin Mako përmes një postimi në Fejsbuk.

Agjencia për katastrofa ka lëshuar edhe urdhër për evakuim të pesë fshatrave në Mako, i cili ndodhet në ishullin Mindanao. Në rajonin jugor Mindanao nga 28 janari deri më 2 shkurt kanë ndodhur vërshime vdekjeprurëse dhe rrëshqitje të tokës, sipas të dhënave të agjencisë nacionale për katastrofa. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR