Orpo: Finlanda nuk sheh kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak nga Rusia
- Finlanda nuk sheh kërcënim ushtarak nga Rusia, deklaroi sot kryeministri Peteri Orpo në konferencën për media me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristerson.
- Post By Fami Bajrami
- 18:07, 19 janar, 2024
Helsinki, 19 janar 2024 (MIA) - Finlanda nuk sheh kërcënim ushtarak nga Rusia, deklaroi sot kryeministri Peteri Orpo në konferencën për media me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristerson.
"Nuk shoh ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak nga Rusia kundër Finlandës. Ne në Finlandë flemë mirë natën sepse jemi mirë të përgatitur", u tha Orpo gazetarëve në Stokholm, transmetojnë mediat britanike.
Megjithatë, shtoi Orpo, të gjithë anëtaret e BE-së dhe NATO-s duhet të përgatiten për çdo skenar të mundshëm.
Më 4 prill të vitit të kaluar, Finlanda u bë anëtare e NATO-s duke i dhënë fund ndryshimit historik në politikën e sigurisë së vendit të shkaktuar nga sulmi rus në Ukrainë.
Foto: EPA