Orbani: Takimi Tramp - Putin në Budapest ende është në rend dite
- – Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se takimi ndërmjet presidentit amerikan Donald dhe presidentit rus Vladimir Putin në Budapest ende është në rend dite, dhe se bisedimet ndërmjet delegacionit rus dhe amerikan momentalisht kanë ngecur në çështjet e territoreve ukrainase.
- Post By Fitore Curri
- 08:34, 12 nëntor, 2025
Budapest, 12 nëntor 2025 (MIA) – Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se takimi ndërmjet presidentit amerikan Donald dhe presidentit rus Vladimir Putin në Budapest ende është në rend dite, dhe se bisedimet ndërmjet delegacionit rus dhe amerikan momentalisht kanë ngecur në çështjet e territoreve ukrainase.
Orbani theksoi se Hungaria deri në një shkallë të caktuar është e përfshirë në bisedimet ndërmjet delegacionit amerikan dhe rus. Ai në një intervistë të emetuar në kanalin në Jutjub në televizionin komercial ATV, tha se bisedimet për momentin kanë ngecur sa i përket çështjes së territoreve.
Orbani theksoi se 22 për qind e Zonës Donjeck në lindje të Ukrainës ende nuk janë nën kontroll rus.
Ai theksoi se nuk ka hequr dorë nga aksioni i tij paqësor për Ukrainën dhe se i shfrytëzon lidhjet e tij me Rusinë për arritjen e marrëveshjes, transmetoi MTI.
Trampi dhe Putini më 16 tetor për të tetën herë biseduan në telefon këtë vit.
Pas bisedës, e cila zgjati dy orë e gjysmë, ndihmësi i presidentit rus Jurij Ushakov paralajmëroi se Moska dhe Uashingtoni menjëherë do të fillojnë përgatitje për takim të ri ndërmjet Putinit dhe Trampit, i cili mund të mbahet në Budapest.
Trampi më vonë njoftoi se e ka anuluar takimin e planifikuar me Putinin në Budapest.
Putini deklaroi se takimi sipas gjitha gjasave është shtyrë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi se Trampi i pari ka propozuar se mbajtja e samitit në Hungari për momentin nuk ka kuptim, dhe se Putini është pajtuar me këtë. fc/
Foto: Orbani në Fejsbuk, skrinshot