Orbani iu përgjigj Fon der Lajenit: Mos u përzieni në ligjet e brendshme të vendeve anëtare
- – Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se Komisioni Evropian (KE) duhet të përmbahet nga përzierja në zbatimin e ligjeve në vendet – anëtare, duke reaguar në deklaratën e kryetares së KE-së, Ursula fon der Lajen, në lidhje me mbajtjen e Paradës së Krenarisë në Budapest.
- Post By Fitore Curri
- 10:14, 26 qershor, 2025
Budapest, 26 qershor 2025 (MIA) – Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se Komisioni Evropian (KE) duhet të përmbahet nga përzierja në zbatimin e ligjeve në vendet – anëtare, duke reaguar në deklaratën e kryetares së KE-së, Ursula fon der Lajen, në lidhje me mbajtjen e Paradës së Krenarisë në Budapest.
Fon der Lajen paraprakisht ju bëri thirrje autoriteteve hungareze që ta mundësojnë ngjarjen e planifikuar për fundjavën e kaluar, njoftoi MTI.
Si përgjigje, Orbani tha se KE-ja “nuk ka kurrfarë roli” në punët e brendshme të zbatimit të ligjit në vendet – anëtare dhe kërkoi që në vend të kësaj të përqendrohet në, siç bëri të ditur, “sfidat urgjente me të cilat përballet BE-ja, siç janë kriza energjetike dhe rënia e konkurrencës”, ku Komisioni, sipas fjalëve të tij, ka përgjegjësi të qartë dhe ku “ka bërë gabime serioze gjatë viteve të kaluara”. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s