Orban: Vlerat e krishtera dhe konservatore nuk janë në kundërshtim me demokracinë
- Kryeministri hungarez, Viktor Orban deklaroi se qeveria e tij, partia në pushtet Fides dhe grupimi politik "Patriotët për Evropën" kontribuan në rikthimin e demokracisë në "bazat e saj të vërteta", duke e çliruar siç tha, nga "burgu i gjuhës" që kanë vendosur liberalët.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:04, 24 korrik, 2025
Budapest, 24 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri hungarez, Viktor Orban deklaroi se qeveria e tij, partia në pushtet Fides dhe grupimi politik "Patriotët për Evropën" kontribuan në rikthimin e demokracisë në "bazat e saj të vërteta", duke e çliruar siç tha, nga "burgu i gjuhës" që kanë vendosur liberalët.
Në një video në rrjetin social Iks (ish Tuiter), Orban pretendon se pas rrëzimit të regjimeve totalitare në vitin 1990, balanci politik në Evropë duhej përsëri të definohet, por korniza kryesore ideologjike u krijua nga liberalët.
Liberals twisted the word ‘democracy’ to delegitimise those who dare to oppose their worldview. We’re restoring it to its rightful foundations. Through the work of our government, the success of Fidesz, and @PatriotsEU, we’re proving that Christian, conservative, nation-based… pic.twitter.com/Fla9INa0hw
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) July 21, 2025
"Kryevepra më e madhe e liberalëve ishte që i bindnin njerëzit se demokracia mund të jetë vetëm liberale. Ata ndërtuan një teori mbi këtë – se ai që nuk është liberal ose nuk pranon elementet bazë të interpretimit liberal të botës, ose është i krishter – ndodhet jashtë mureve të demokracisë,” tha Orbani.
Ai vlerësoi se për shumë kohë, politika evropiane ishte e bllokuar në atë që ai e quajti „burg i gjuhës“, derisa – me një kontribut të rëndësishëm hungarez – nuk u çlirua nga kjo kornizë.
"Përmes punës së qeverisë sonë, përmes suksesit të Fides dhe përmes "Patriotëve", tregojmë se është e mundur të ekzistojë një demokraci e krishtere, konservatore dhe e orientuar nga kombi", deklaroi Orban. qa/
Foto: Iks