• e premte, 05 dhjetor 2025

Orban: Ukrainasit e humbën luftën, Rusia fitoi, çështja e vetme është se kur Perëndimi do ta pranojë këtë

Orban: Ukrainasit e humbën luftën, Rusia fitoi, çështja e vetme është se kur Perëndimi do ta pranojë këtë

Budapest, 13 gusht 2025 (MIA) - "Rusia e fitoi luftën me Ukrainën", tha kryeministri hungarez Viktor Orban para takimit mes presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë në Alaskë të premten.

Kryeministri hungarez, i cili mban lidhje të afërta me presidentin rus Vladimir Putin edhe krahas agresionit rus ndaj Ukrainës, është lideri i vetëm i BE-së i cili nuk e mbështeti deklaratën e përbashkët të hënën ku theksohet se Ukraina duhet të ketë të drejtë vetë të vendosë për të ardhmen e saj.

"Tani po flasim sikur kjo është një situatë ushtarake e pasigurt, por nuk është e tillë. Ukrainasit e humbën luftën. Rusia fitoi", tha Orban për kanalin Patriot në JuTjub.

"Çështja e vetme është se kur dhe në çfarë rrethanash Perëndimi, i cili mbështet ukrainasit, do ta pranojë se kjo ka ndodhur dhe cilat do të jenë pasojat", shtoi ai.

Hungaria, vend i cili pjesën më të madhe të energjisë së saj e merr nga Rusia, refuzoi t'i ndihmojë Ukrainës me armë, ndërsa Orbani ashpër u kundërshtua në rrugën e Ukrainës drejt BE-së.

Kryeministri hungarez pohoi se Bashkimi Evropian e ka lëshuar mundësinë të negociojë me Putinin gjatë mandatit të presidentit demokratik të SHBA-së, Xho Bajden, ndërsa tani është e rrezikuar se të tjerët do ta formësojnë të ardhmen e saj.

"Nëse nuk jeni në tryezën e negociatave, atëherë jeni në menu", tha Orban, duke shtuar se Budapesti kundërshton deklaratën e përbashkët sepse Evropa në të duket "qesharake dhe e mjerueshme".

"Kur të dy udhëheqësit ulen për negociata, amerikanët dhe rusët... dhe ju nuk jeni të ftuar atje, atëherë mos u nxitoni te telefoni, mos vraponi përreth, mos bërtisni nga jashtë", tha kryeministri hungarez për kanalin në JuTjub "Patriot". sa/

foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR