• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Orban: Ukraina nuk është e gatshme për negociata për anëtarësim në BE

Orban: Ukraina nuk është e gatshme për negociata për anëtarësim në BE

Budapest, 10 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri hungarez, Viktor Orban sot përsëriti se nuk e mbështetë fillimin e negociatave për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Evropian, me çka sinjalizoi se Budapesti mund të paraqesë pengesë për ambiciet e Kievit për t'iu bashkangjitur Unionit.

Komisioni evropian para dy ditëve rekomandoi fillim të negociatave me Ukrainën, ndërsa liderët e BE-së deri në dhjetor duhet të vendosin për ftesën zyrtare për Kievin. Për një vendim të këtillë nevojitet mbështetje unanime nga anëtaret e Unionit.

Hungaria, siç theksoi Orban, nuk dakordohet me atë.

"Hungaria në asnjë mënyrë nuk është e gatshme për negociata për inkuadrim në Bashkimin Evropian. Qëndrimi i Hungarisë është i qartë, dhe ai është se negociatat nuk duhet të fillojnë", tha Orban, transmetuar nga mediumet amerikane.

Qeveria e orbanit refuzoi të dërgojë armë në Ukrainë për luftën kundër Rusisë dhe kërcënoi se do ta bllokojë ndihmën financiare të BE-së për Kievin. Ai, gjithashtu, e akuzon Ukrainën për shkelje të të drejtave të pakicës hungareze në Ukrainë sepse i kufizon anëtarët e saj ta përdorin gjuhën amtare në shkolla.

Orban mohoi se kundërshtimi hungarez për negociatat inkuadruese të Ukrainës ka ndonjë lidhje me atë që Brukseli e bllokon financimin e Budapestit për shkak të gjoja mosrespektimit të standardeve për sundim të së drejtës dhe të drejtave të njeriut.

Ai tha se Qeveria hungareze nuk do të pranojë presion nga BE-ja për ta mbështetur kandidaturën e Ukrainës në këmbim të shkrirjes së fondeve të BE-së. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR