• e premte, 05 dhjetor 2025

Orban: Ukraina ka qëndrim armiqësor ndaj Hungarisë

Orban: Ukraina ka qëndrim armiqësor ndaj Hungarisë

Budapest, 16 tetor 2025 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës "seriozisht e mbyt" zhvillimin ekonomik evropian, por që nëse lufta përfundon, rritja ekonomike në Evropë mund të rritet trefish për "një kohë shumë të shkurtër".

 Ai theksoi se rezistenca ukrainase në front është jë "sukses heroik" por që Ukraina ende po humb territor dhe ekonomia e saj varet nga ndihma evropiane.

Orbani pohoi se Evropa mban ngarkesë të madhe për financimin e Ukrainës, ndërsa SHBA në përgjithësi nuk ka interesim financiar në luftë, sepse vazhdojnë të përfitojnë nga shitja e armëve.

Ai, gjithashtu, i kritikoi politikat e Bashkimit Evropian dhe theksoi se lufta e mban ekonominë evropiane në stagnim.

Siaps tij, fundi i konfliktit mund të sjellë një rritje të shpejtë ekonomike dhe tha se problemet e Hungarisë janë kryesisht pasojë e krizës ushtarake jo strukturore.

Orbani njoftoi se në samitin e ardhshëm të BE-së do të diskutohet për financimin e luftës, anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe mjetet e ngrira ruse.

Ai e lavdëroi faktin se Çekia dhe Sllovakia mund ta ndryshojnë kursin dhe t'i bashkohen qeverive italiane dhe hungareze në përfaqësimin e paqes dhe arsyes së shëndoshë, si dhe kundër centralizimit në Bruksel.

Ai u kthye në ndryshimet në politikën amerikane, duke vlerësuar se ka pasur kthim ndaj "logjikës së shëndoshë" dhe politikës së jashtme të matur. 

Ai, gjithashtu, e theksoi përforcimin e bashkëpunimit mes Kinës dhe Indisë dhe zhvillimin e botës lindore.

Duke komentuar mbi Lindjen e Mesme, Orban e quajti marrëveshjen e fundit të armëpushimit një "arritje të madhe", por paralajmëroi se menaxhimi i Gazës mbetet një çështje komplekse.

Në fushën e inovacionit teknologjik, Orban vuri në dukje se inteligjenca artificiale dhe inovacione të tjera kanë përshpejtuar transformimin e ekonomive botërore, por se funksionimi i këtyre sistemeve do të kërkojë investime të konsiderueshme në energji, të cilat, sipas tij, termocentrali bërthamor hungarez Paksh nuk mund t'i përmbushë vetë.

Orbani i bëri thirrje Hungarisë të mos mbetet pasive, por të marrë pjesë aktive në zhvillimet e ardhshme teknologjike përmes strategjisë së saj që kombinon elementët më të mirë nga e gjithë bota.

Në fushën e politikës së jashtme, Orban tha se Ukraina ka një qëndrim armiqësor ndaj Hungarisë, gjë që ndikon negativisht edhe në pakicën hungareze në Ukrainë.

Ai tha gjithashtu se më shumë se dhjetë milionë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre, "disa prej tyre me një detyrë specifike". sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR