• e martë, 07 prill 2026

Orban: Situata është serioze, furnizimi me gaz në Hungari tani për tani nuk është i rrezikuar, por duhet kujdes

Orban: Situata është serioze, furnizimi me gaz në Hungari tani për tani nuk është i rrezikuar, por duhet kujdes

Segedin, 6 prill 2026 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili këtë mëngjes e viziton fillimin e pjesës hungareze të gazpërpçuesit "Rrjedha turke" në Kishkundoroshma, në rajonin Segedin, deklaroi se situata është jashtëzakonisht serioze dhe tani për tani furnizimi me gaz i Hungarisë nuk është i rrezikuar, por se duhet të jenë shumë të kujdesshëm.

"Situata është jashtëzakonisht serioze. Ne paraprakisht folëm për naftën, ishim nën bllokadë. Do ta kompensojmë këtë nga diku tjetër, por tubacioni i gazit është një arterie edhe më e madhe", tha Orban në një konferencë për shtyp në Kishkundaroshma, ku është rritur mbrojtja ushtarake e pjesës hungareze të "Rrjedhën turke" dhe ku ai po inspekton infrastrukturën pasi dje u gjetën eksplozivë në pjesën serbe të tubacionit", raporton "Magjar nemzet".

Ai përkujtoi se gazpërpçuesi tashmë ka qenë i bllokuar për shkak të së cilës është ndërtuar "Rrjedha turke".

"Për momentin jemi nën bllokadë ukrainase të gatit, por mund ta kompensojmë humbjen nga jugu. Nëse ai kordon kërthizor pritet, ekonomia hungareze do të ndalet plotësisht", tha kryeministri hungarez.

Siç tha, "tani pët tani furnizimi me gaz për Hungarinë nuk është i rezikuar, por duhet të jemi të kujdesshëm". mb/

Foto: FB i Orbanit

QËNDRONI TË LIDHUR