Orban: Situata është e tillë që "një gabim mund të shndërrohet në luftë botërore"
- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban sot deklaroi se situata në botë është e tillë që "edhe vetëm një gabim mund të shndërrohet në luftë botërore" dhe shtoi se inkuadrimi i Ukrianës në BE nuk mund të realizohet me "mashtrime juridike" të cilat e anashkalojnë Hungarinë.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:02, 1 tetor, 2025
Bruksel, 1 tetor 2025 (MIA) - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban sot deklaroi se situata në botë është e tillë që "edhe vetëm një gabim mund të shndërrohet në luftë botërore" dhe shtoi se inkuadrimi i Ukrianës në BE nuk mund të realizohet me "mashtrime juridike" të cilat e anashkalojnë Hungarinë.
"Situata është e tillë që edhe një gabium mund të shndërrohet në luftë botërore. Nuk ekziston përqindje racionale llogaritëse të rrezikut, por situata konfliktuoze në të cilën madje edhe një gabim i ndonjë lojtari më të fuqishëm mund të rezultojë me çfarëdo qoftë, madje edhe me luftë botërore", tha Orban para samitit joformal të BE-së në Kopenhagë, transsmeton agjencia hungareze e lajmeve MTI.
Duke folur par agazetarëve para takimit, Orban tha se ka dëgjuar deklarata të cilat sugjerojnë për "mashtrime juridike".
"Procedurat e deritanishme për zgjerim zhvilloheshin në procedurë të rregulluar strikte, duhet t'i përmbahemi asaj", shtoi Orban, duke cekur se hapja dhe mbyllja e çdo kapitulli kërkon votë nga secili vend anëtar.
Inkuadrimi i Ukrainës ishte lëndë e referendumit në Hungari, ndërsa "populli hungarez vendosi të mos e mbështesë", tha Orban dhe thekssoi se Hungaria "për dallim nga shumë të tjerë", është demokraci në të cilën populli vendosë për çështje të rëndësishme.
Sipas Orbanit, Hungaria e mbështetë marrëveshjen strategjike me Ukrainën, por jo edhe anëtarësimin e saj në BE sepse kjo do të thoshte "vendosje e BE-së në luftën Rusi-Ukrainë", duke shtuar se anëtrësimi i Ukrianës do të thoshte se "pjesa më e madhe e mjeteve të BE-së do të shkojnë në Ukrainë".
Lidhur me murin e planifikuar kundër dronëve në kufirin lindor të BE-së, Orban tha se Hungaria e mbështetë bashkëpunimin e plotë ushtarak.
"Nëse diçka hyn në Hungari që nuk na tkaon neve, do ta rrëzojmë. Me mur kundër dronëve apo pa të", theksoi kryeministri hungarez. ab/
Foto: ЕPА