Orban: Samiti i paqes në Budapest midis Putinit dhe Trampit është ende në agjendë
- Kryeministri hungarez Viktor Orban sot deklaroi se samiti i paqes në Budapest është ende në rendin e ditës.
Bruksel, 24 tetor 2025 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban sot deklaroi se samiti i paqes në Budapest është ende në rendin e ditës.
"Amerikanët dhe rusët po negociojnë dhe mund të arrijnë marrëveshje në çdo kohë. Meqenëse mund të thirret një konferece paqeje në rast të një marrëveshjeje, Hungaria është në pritje", tha Orban në samitin njëditor të BE-së në Bruksel", transmetoi MTI.
Ai përsëriti se Hungaria ka përvojë ga luftërat botërore, kështu që nuk dëshiron luftë dhe nuk dëshiron të ndërhyjë në luftën ruso-ukrainase.
"Ne u sugjerojmë ukrainasve që në vend të kësaj të përpiqemi të negociojmë për paqe, ndërsa ne mund të ndihmojmë me këtë. Ne nuk do të dërgojmë njerëz, nuk do të dërgojmë armë, nuk do të japim para, por do të jemi të lumtur të ndihmojmë në lehtësimin e negociatave të paqes", tha kryeministri hungarez.
Ai deklaroi se, nëse Bashkimi Evropian nuk dëshiron të përjashtohet nga marrja e vendimeve për Evropën, ai duhet të jetë i pranishëm në negociata, jo duke kërkuar leje për t'u bashkuar me negociatat e të tjerëve, por duke filluar negociatat dhe veprimet e veta diplomatike, dhe se mbi të gjitha duhet të fillojë negociatat me vetë Rusinë.
"Duhet të bëjmë pikërisht atë që po bën presidenti amerikan", theksoi Orban.
Ai, gjithashtu, tha se nuk dëshiron që Hungaria të jetë anëtare e një aleance, anëtari më i ri i së cilës jeton vazhdimisht nën kërcënimin e luftës, sepse kjo mund ta fusë atë në luftë në çdo moment, e lufta ruso-ukrainase nuk është një luftë hungareze.
"Nëse Ukraina bëhet anëtare e BE-së, lufta ruso-ukrainase bëhet lufta jonë dhe ne nuk e duam këtë. Situata në Ukrainë do t'i shterojë paratë që Evropa ka nevojë për zhvillim ekonomik, për shembull për Hungarinë", tha ai.
Duke iu referuar rezolutës së Këshillit Evropian për Ukrainën, ai tha se Hungaria nuk mund ta mbështesë tekstin e miratuar dhe theksoi se Hungaria nuk është palë në tekstin e rënë dakord nga 26-të vendet anëtare. ls/
Foto: EPA